Albspirit

Media/News/Publishing

Shkodrani që iu sekuestruan 3 mjete luksoze, mes tyre ‘Ferrari’

Policia tha sot se operacioni “Vjeshtë 2017” është shtrirë në qytetin e Shkodrës. Sipas njoftimit zyrtar janë sekeusruar 3 mjete luksoze mes tyre një Ferrari (shih videon) si dhe disa apartamente dhe tokë. Por kush është personi që dispononte këto pasuri? Kacjolin Zefi, i arrestuar prej 1 viti për trafik droge. Gjykata kishte vendosur sekuestrimin e pasurive të Kacjolin Zefit.  Eshtë zbatuar vendimi i Gjykatës së Shkallës se Parë Shkodër i datës 22.09.2017 për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi (arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” me date 29.11.2016).

Pasuritë që u sekuestruan nga policia: 

a) Apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës
b) Ndërtesë 100m2
c) Truall 53 m2 me 15 metra objekt,
d) 3 automjete në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, si më poshtë:

-Automjeti tip “Ferrari” me vlerë rreth 200 mijë euro,
-Automjeti tip “Porsche” me vlerë rreth 100 mijë euro,
-Automjet tip “Peugeot” me vlerë 10 mijë euro.

Please follow and like us: