Albspirit

Media/News/Publishing

Soela Zani, në temën e shtatorit për ‘CreativeMornings’

Tema e shtatorit për CreativeMornings është përzgjedhur nga CM Helsinki, ilustruar nga by Sami Viljanto dhe prezantuar nga Shutterstock.

Rreth kësaj teme, që do të flitet në 173 qytete nga 62 vende të botës, do të tregojë eksperiencën e saj kreative fotografja e njohur Soela Zani, e cila para disa kohësh ka hapur një expo fotografike origjinale në llojin e saj me fëmijë që vuajnë nga sindromi down. Soela sapo ka lindur vajzën e vet para dy javësh dhe është dyfish e motivuar të flasë rreth kësaj teme interesante:

“Në pikëpamjen time dhembshuria për dikë apo diçka ka lidhje direkt me ndjenjën e dashurisë. Sa më e madhe të jetë dashuria po aq është edhe dhembshuria, pra të dyja këto ndjenja ecin në nivele paralele me njëra – tjetrën.

Në nivelin lokal më vjen mirë që shpesh herë shoh shprehje të saj. Organizime vullnetare për mbrojtjen e kafshëve, natyrës, fëmijëve tregojnë që ky vend ka akoma ndjenja të thella njerëzore.

Si person i edukuar përmes artit, ndjeshmëria tek unë është akoma më e lartë dhe kjo bën që shpeshherë ta gjej veten në aksion, pa e planifikuar më parë atë. Çdo aktivitet i imi krijues për të ndihmuar shtresa të ndryshme ka ardhur krejt natyrshëm”.

Fotografia e Agron Domi

Please follow and like us: