Kina urdhëron mbylljen e kompanive që operojnë nga Koreja e Veriut
Kina ka urdhëruar mbylljen e kompanive koreano-veriore të cilat operojnë në vend, duke zbatuar kështu sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër shtetit diktatorial. Mësohet se kompanitë do të mbyllen në fillim të janarit, dhe së bashku me to është urdhëruar edhe mbyllja e kompanive të përbashkëta me ato kinezet. Kina edhe pse aleati më i madh i Penianit tashmë ka ndaluar tregtinë e tekstilit dhe eksportet e kufizuara të naftës. Ky veprim është pjesë e një reagimi ndërkombëtar ndaj testit bërthamor të gjashtë dhe më të fuqishëm të Koresë së Veriut. Këshilli i Sigurimit i OKB, nga të cilat Kina është anëtare, votoi njëzëri për sanksione të reja më 11 shtator. Ministria e Tregtisë e Kinës tha se kishte vendosur një afat prej 120 ditësh nga miratimi i rezolutës për çdo kompani të Koresë së Veriut brenda kufijve të saj për t’u mbyllur. Koreja e Veriut është e izoluar si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, duke bërë që Kina të ishte i vetmi partner ekonomik i saj.