Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Thaçi, së shpejti në SHBA për takim me nënpresidentin Pence

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të pritet së shpejti në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti amerikan Michael Pence, njoftojnë zyrtarët në Prishtinë. Zoti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zhvillimin e saj ekonomik dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike, njoftoi zyra e Presidentit të Kosovës në faqen e saj online.Presidenti Thaçi do të kërkojë edhe përfshirjen e SHBA në fazën e fundit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, si garanci për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, tha zyra e tij. Sot, Presidenti i Kosovës u prit në Vatikan nga Papa Françesku. Sipas zyrës së Presidentit të Kosovës, në bisedimet me Papën ai kërkoi njohjen e Kosovës nga Vatikani. Ai tha se është i lumtur dhe mirënjohës që Kosova ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë, por shtoi se “do të dëshironim që këto të ngrihen në nivel të njëjtë që e gëzojnë të gjithë popujt e tjerë të botës”. Sipas zyrës së Presidentit, zoti Thaçi e informoi Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme. “Kosova është shembull i dialogut ndërmjet komuniteteve dhe bashkëjetesës fetare”, tha ai.

Please follow and like us: