Albspirit

Media/News/Publishing

Rama i përgjigjet Albin Kurtit: Kufijtë nuk përcaktohen me opinione, po ta kujtoj se unë nuk fal as det jo më tokë

Kryeministri Rama i është përgjigjur Albin Kurtit pasi ky i fundit i reagoi ashpër pas deklaratave të Ramës për demarkacionin me Malin e Zi ditën e djeshme gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Kurti kishte thënë se Edi Rama duhet të kujdeset që të jetësohen marrëveshjet e nënshkruara me qeverinë e Kosovës dhe asaj të Shqipërisë dhe jo të merret me demarkacionin duke dhënë deklarata të tilla pasi Kosova nuk kishte tokë për të falur. Rama ka reaguar para pak çastesh në ‘fb’ duke i kthyer përgjigje Kurtit. Rama ka thënë se kufijtë nuk përcaktohen me opinione. “I dashur Albin! Faktet s’janê opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”, tha Rama.

Please follow and like us: