Albspirit

Media/News/Publishing

Trondit gazetarja Lala: Në katër ngjarjet e ndodhura në Elbasan, kamerat e sigurisë kanë qenë të fikura

Të të katër ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit, të gjitha kamerat e sigurisë, si ato në varësi të policisë së shërbimit rrugor, si ato në varësi të bashkisë; kanë rezultuar të fikura.

Gazetarja e kronikës në “News 24”, Klodiana Lala, tregoi sonte në emisionin “Opinion” në TV Klan, se është tepër evident fakti që kamerat kanë rezultuara të fikura edhe në ngjarjen e shkurtit të vitit 2015-të, ku pati një masakër ndaj familjes Çapja.

Lala theksoi se prokuroria e asaj kohe, ka pasur dyshime të forta lidhur me një tjetër grup kriminal të fuqishëm, i cili vepronte në zonën e Mirditës dhe të Shkodrës, ku krerët e këtij grupi janë të vendosur në Spanjë dhe Holandë, por lidhjet e fuqishme me politikën kanë bërë të pamundur kapjen e tyre.

Sipas saj, e gjithë kjo duket si një qark i mbyllur, por realisht të gjitha ngjarjet janë të lidhur me njëra-tjetrën.

Lala: Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë treguar se të gjitha kamerat e sigurisë jo vetëm ato që janë në varësi të policisë së shërbimit rrugor, por edhe ato që janë në varësi të bashkisë kanë rezultuar të fikuara, në të katër ngjarjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit. Është evident fakti, që kamerat janë të fikura edhe në ngjarjen e shkurtit të vitit 2015-të ku pati një masakër ndaj pjesëtarëve të familjes Çapja.

Ajo që bën përshtypje është fakti se prokuroria e asaj kohe, ka pasur një dyshim të fortë lidhur me një tjetër grup kriminal të fuqishëm i cili vepronte në zonën e Mirditës dhe të Shkodrës, ku krerët e këtij grupi janë të vendosur në Spanjë dhe Holandë dhe që luajnë të gjitha fijet e trafikut të kokainës dhe heroinës, por për asnjë moment askush nga ata nuk është vënë në përgjim. E gjithë kjo duket si një qark i mbyllur, por që të gjitha ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Please follow and like us: