UDB-ja paguante agjent për shuarjen e nacionlizmit shqiptar në Maqedoni
Sulejman REXHEPI, Mulla Sula
KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË
KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË
Përpjekjet e UDB-së për të hapur filiale në BI Ma bënë krejt vrerë postin e kryetarit, nuk arrita t’i gëzohem asnjë çast. Derisa nuk u çarta fare.
Pas një kohë e thirra Kire Fuzofskin duke e qortur se si më lanë si qengjin në kafazin e mbushur përplot me ujqër. U takuam te restorani i Hotel Belvit.
Vendosa që t’ia tregoj planin që kisha me këtë rrebelim timin, ndërsa si kundërshpërblim kërkova që të më mësojë se si të sillem me “çakejt” që po më silleshin panda! UDB po insistonte përmes metodave të ndryshme që në BI të hapte filialen e vet dhë të instalonte njerëz që do ta kontrollonin dhe do të raportonin për punën time.
Nuk e kuptoja se pse duhej të më kontrollonin mua! “Jo”, më tha Kiroja! “Nuk është për shkakun tënd, por për prestigjin e drejtorisë sonë. Nuk guxon të ngelë institucion pa pasur njerëz tanë aty, sepse do të ngel jasht kontrollit të drejtorisë.
Çdo gjë që ngel jasht nesh rrezikon të shndërrohet kundër nesh”! Ky shpjegim sikur më zbuti.
Më frikësoi kur më tha se, nëse nuk do të pranoja do të bënin ç’mos që sërish ta rikthenin në BI Jakup Selimovskin me ekipin e tij. Ky plan më acaroi shumë. Atëherë, e luta Kiron që ai ta kishte nën kontroll krejt BI-në.
Nuk do të shpëtonte gjë pa ditur ai dhe se, nuk do të veprohej asgjë pa këshillat e tij, me kusht që tjetër bashkëpunëtorë të mos më fusnin në hundë. Këtë nuk mundi të ma garantjë Kiroja, por, m’i dha emrat se kë po mundohen t’m’i fusin në kabinet, ndryshe do t’i kisha armiq të përhershëm dhe përherë do të më bënin probleme.
Më tha që nuk do të më lënë rehat deri sa nuk i fus në kabinet Zekirja Bajramin, Sabahdin Mahmutin, Jakup Asipin, Zulhajrat Fejzullahun, Tasin Teufikun, Alifikri Esadin, Haki Agushin, Ejup Selmanin dhe Nexhati Limanin! Në asnjë mënyrë, i thashë. Të gjithë këta emra janë njerëz të Jakup Selimovskit, i cili, përmes këtyre emrave po përgatiste terren që sërish të rikthehej në BI. Nuk pranova për më të madhin kijamet dhe, i thashë Kiros, bëji të fala shefit se, tash e tutje më ka armik më të madhin.
Disa ditë më vonë, Kiro Fuzofski më erdhi me një ofertë të re. Më luti që të zbutem, ta ul pak kokën se, «bozhe mili», jemi njerëz dhe, sakaq mund të hidhemi diku në hendek duke plasur ndonjë gomë veture, apo, si gjyetarë, të na kap ndonjë “plumb bredhës”. Më frikëosoi dhe, pa e zgjatur shumë pranova t’m‘i lexojë emrat të cilët duhet të futen me porosi në kabinet.
Sa të jeshë në krye të BFI-së, ti nuk mundesh të funksionosh pa i pasur pranë vetes sidomos këta emra: Zejnulla Fazliu, Shaqir Fetahu, Pëllumb Veliu, Isa Ismaili, Muhamed Iseni, Zenun Berisha dhe Sherif Dehari! Aaaa, mendova zëshëm! Në këta emra paska ngelur DeBeKa-ja!? Po këta i silli në maje të kalemit, po të gjithë këta janë tokmaka.
Dakord, i thashë, dal nga dal të gjithë këta do të jenë në kabinetin tim. Mendova se me kaq do të merrte fund puna.
Nuk shkuan disa ditë, më thonë që ka adhur të më takojë njëfarë Haki Fejzuli!
E pranova, më urdhëron që ta pranoj Haki Agushin dhe të kem kujdes se në çfarë posti do ta lë. Kiroja më thotë që ky farë Haki Fejzuli është ekspert në tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore.
Gjithandej ftohet ky kur duhet t’ua ha shpirtin shqiptarëve e t’i keqtrajtojë deri në vdekje. Pas këtij, një ditë më erdhi Dromca memoaresh Hifzi Mehmeti, edhe ky njëfarë satrapi antishqiptar.
Dikur më erdhi edhe Rauf Qazimi dhe më sugjerojnë që mos të habitem shumë në zyre por të dilja me ta më shpeshë, si më parë, në gjyeti.
Po kur më erdhi dhe komandiri Zdravko Rafajllovski, nga Vollkova, të intervenojë për Sherif Deharin. Atëherë më plasi dhe nisa të kërcënohem edhe unë. I thashë Kiro Fuzofskit që, le të ndërpriten këto vizita se, ndryshe, do ta çoj në këmbë popullatën myslimane, do t’ju vë në pozitë shumë të rëndë.
Do të flas e do të tregoj për të gjitha planet që i keni.
E kam shumë të lehtë që ta radikalizoj masën myslimane dhe ta përmbys krejt shtetin. Pas këtij kërcënimi, Kiro Fuzofski më tha që, të shtrëngohem fort, nuk do ta kem të qetë këtë mandat, do të më lodhin deri sa të më detyrojnë që të vetëvritem.
Please follow and like us: