Albspirit

Media/News/Publishing

Enertila, mashtruesja që zhvati drejtorin e postës

Pas tre vjetësh 30 vjeçari i mashtruar ka arritur te shohe fytyren e vertete te vajzes qe fshihej pas adreses se facebook.

Vajza që shihni në foto është Enertila Beqja, 27 vjeçe nga Manza e Durrësit. Historia e saj është e pazakontë dhe ajo mund të konsiderohet pa frikë një mashtruese profesioniste. Gjykata vendosi sot ta lere në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Përmes një profili në facebook me foto false ajo ka futur në grackë një djalë nga fshati i saj me detyrë drejtor i postës së Manzës. Barush Ahmeti 30 vjeç ka rënë pre e mashtrimit të Enertilës për 3 vite me radhë. Ata ishin të dashur imagjinarë pasi komunikonin çdo ditë dhe nuk ishin takuar kurrë edhe pse banonin pak kilometra larg njëri-tjetrit….

Sot në gjykatë Barushi ka pasur mundësi më të fund të njohë Enertilën e vertetë, të dashurën virtuale që përmes mashtrimit arriti ti zhvasë para dhe sende materiale me vlerë 60 milionë lekë.

Ai sigurisht është ndjerë keq kur ka parë fytyrën e vertete te bashkëfshatares që e mashtroi. Lexo historine e plote: “Dashuria” në facebook/ Vajza i zhvat djalit 60 milionë Lekë, me premtimin për martesë

*Foto: Enertila Beqja sot në gjykate

 Foto: Barush Ahmeti

Foto: Prindërit e vajzës

Babai i vajzës

Please follow and like us: