Klaudia Pepa zbulon prej sa kohësh është e divorcuar nga Albi Nako
Klaudia Pepa tashmë është përfshirë edhe vetë në vorbullën e krijuar nga komentuesit në lidhje me martesën që ajo ka patur me koreografit të njohur Albi Nako.
Duke u gjendur përballë komenteve të shumta, me një gjuhë shpesh jo të kontrolluar, ajo ka nisur të kthejë përgjigje. Klaudia duke u përpjekur të ruaj qetësinë ka këshilluar ndjekësit e saj që kanë filluar ta kritikojnë ashpër t’i qëndrojnë larg profilit.
Ajo shprehet se askush nuk i detyron të shohin diçka që nuk u pëlqen. Në komente e sipër, e ndjerë e ngacmuar dhe prej komentuese që si duket është e painformuar ajo ka zbuluar se ka një vit e disa muaj e divorcuar nga Albi.
Ky lajm i ka habitur paska fansat e tyre, pasi lajmi për ndarjen u bë publikë pak kohë më parë.
Mesa duket Klaudia ka pasur në mendjen ndarjen ka thënë divorc. Gjithsesi ajo e thotë qartë që është divorcuar.