LSI i rikthehet koalicionit me PS, voton të gjitha vendimet e Veliajt
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka votuar të gjitha vendimet e Veliajt, duke treguar se i është rikthyer koalicionit me Partinë Socialiste. Pra, LSI në mbledhjen e djeshme e tregoi qartë se ka braktisur rolin e saj opozitar. Kjo tregon se lëvizja e dy këshilltarëve të LSI ishte një lojë politike e Ilir Metës dhe Veliajt, ishte një mashtrim publik, thjeshtë një skenar i radhës. E vërteta qëndron krejt ndryshe, dhe kjo u vërtetua nga qëndrimi anëtarëve të LSI në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku votuan të gjitha vendimet. Anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk bënë rolin e tyre opozitar, nuk kundërshtuan as betonizimin e Tiranës dhe as rritjen e taksave. LSI luajti teatër me rritjen e çmimit të ujit, dhe tani çudia më e madhe zgjati tre ditë, LSI u rikthye te Veliaj dhe në marrëveshje me ta.