Albspirit

Media/News/Publishing

Pirro Vengu, do të jetë drejtori i ri i Antikorrupsionit në kryeministri

31 vjeçari, Pirro Vengu e pa veten në qendër të debatit politik, kur shërbeu si shef kabineti në Ministrinë e Jashtme. Shkak u bë Ministria e Mbrojtjes greke që i nisi fletëthirrjen për shërbimin ushtarak, pasi ai kishte dy-nënshtetësi shqiptare dhe greke. Sot Vengu është katapultuar në kryeministri, ku do të mbajë postin e Drejtorit të Antikorrupsionit. Posti është mbajtur deri një vit më parë nga Ergys Hoxha, një bashkëpuntor i afërt i Ramës, që u largua për arsye të panjohura. Gjatë 4 viteve, Pirro Vengu ishte një prej njerëzve më të afërt të Ditmir Bushatit, që nuk ngurroi ta mbronte publikisht nga sulmet politike.

Please follow and like us: