Albspirit

Media/News/Publishing

Topollaj: Opozita e LSI zgjati sa shiu i verës; votoi të gjitha aktet korruptive të Veliajt

Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabjan Topollaj ka reaguar pasi LSI ka votuar të gjitha vendimet e Veliajt, pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak. Topollaj është shprehur se Opozita e LSI në Këshillin Bashkiak zgjati sa shiu i Verës, pasi votoi të gjitha aktet korruptive të Veliajt. Deklarata e Topollajt:
“Opozita e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranë zgjati sa shiu i verës. Pas bojkotit të mbledhjes së kaluar, ku u rrit çmimi i ujit në Tirane, dje LSI votoi pro të gjitha aktet korruptive të Veliajt, përfshi dhe Planin e Detajuar Vendor per 1000 kulla betoni tek Bulevardi i Ri. Përfshi dhe vendimin absurd që këshilltarëve të opozitës të mos ju jepet fare fjala në Këshill Bashkiak. Dhe një procedurë tenderi zgjat më shume se opozita e LSI”.

Please follow and like us: