Albspirit

Media/News/Publishing

Blindohet Katalonja, 460 të plagosur nga konfrontimet me policinë

Në Katalonjë, sot po zhvillohet një referendum mbi pavarësinë, me incidente të shumta dhe përleshje midis qytetarëve dhe policisë. Nga njëra anë, shteti po përpiqet të parandalojë mbajtjen e një referendumi, ndërsa, nga ana tjetër, katalanasit nuk heqin dorë nga referendumi i planifikuar.

 ‘Qindra të lënduar’ teksa policia përpiqet të ndalojë votuesit _98095361_mediaitem98095360Kryebashkiaku i Barcelonës thotë se të paktën 460 persona janë plagosur pasi policia ka përdorur forcën për të parandaluar votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonjës.Ndërkohë, ministria e brendshme e Spanjës tha se 12 policë u plagosën dhe tre persona u arrestuan. Ajo shtoi se 92 vendvotime ishin mbyllur.Policia e Shtetit dhe “Guardia Civil”, një forcë paraushtarake e ngarkuar me detyrat e policisë, u dërguan në Katalonjë në një numër të madh për të parandaluar votimin.Qeveria spanjolle ka premtuar se do ta ndalë referendumin i cili u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.Oficerët e policisë po i pengojnë njerëzit të votojnë, të marrin fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit.Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumbat e gomës gjatë protestave pro-referendumit.

Tensione në Katalonia, Policia qëllon me plumba gome mbi qytetarët

Policia spanjolle ka përdorur sot plumba gome kundër demonstruesve përpara qendrave të votimit në Barcelonë, me ç’rast disa njerëz janë të plagosur, transmeton AP.

Policia shtiu me plumba gome në përpjekje për të ndarë protestuesit që donin të pengonin automjetet e policisë me material të votimit të konfiskuar që të largohen larg qendrës së votimit. Gazeta spanjolle Periodiko gjithashtu raporton se policia ka përdorur plumba gome kundër disa njerëzve në një kryqëzim në Barcelonë. Në vend të ngjarjes janë policia spanjolle, si dhe Garda Civile, ndërkohë që qyteti i Barcelonës vëzhgohet nga helikopterë të cilët po fluturojnë mbi qiellin e qytetit.

policia1policia2DLDA6LGWsAA_VgITensione në Katalonia: Kundërshtarët e referendumit djegin flamujt e rajonit

Orët e fundit përpara mbajtjes së referendumit për pavarësinë e Katalonias duket se kanë sjellë tensionime në rajon që kërkon shkëputjen nga Spanja.

Pas ndërhyrjes së forcave kombëtare të sigurisë në marrjen e objekteve shkollore në kontroll, të cilat ishin projektuar si vendet ku do të vendoseshin qendrat e votimit, demostrues që kundërshtojnë referendumin kanë djegur flamujt e Katalonias. Qeveria qendrore ka dërguar mijëra forca sigurie në rajon, qëllimi i të cilave është të pengojnë mbajtjen e referendumit.

Ndërkohë në Madrid, mijëra persona, me flamujt spanjollë në duar, manifestuan për të mbrojtur unitetin e Spanjës“Manifestuesit ndodhen në sheshin ‘Cibeles’, me kërkesë të Fondacionit për Mbrojtjen e kombit spanjoll (Denaes)”, raportuan mediat, shkruan tesheshi.Me flamujt kombëtarë në duar ata brohoritin “Katalonia është pjesë e Spanjës”. Disa thërrisnin “Puigdemont në burg”. Carles Puigdemont drejton qeverinë rajonale të Katalonias, që po sfidon qeverinë dhe drejtësinë, duke organizuar referendumin.

Please follow and like us: