Pushohet punonjësi i administratës në Gjermani se lexonte librin e Hitlerit në punë
Një gjykatë gjermane ka vendosur sot se pushteti lokal në Berlin kishte vepruar drejt kur kishte pushuar një punonjës të administratës sepse ishte kapur duke lexuar manifestin e Adolf Hitlerit gjatë orarit zyrtar.
I punësuari, rroga e të cilit, paguhej nga taksapaguesit gjermanë, duket se kishte gjetur një kopje origjinale nga botimi i parë i librit “Mein Kampf”.
Ballina e tij përmban një kryqin e thyer nazist, paraqitja e të cilit në publik është e ndaluar ashtu si edhe shumë simbole naziste.
Çështja shkoi në gjyq sepse ish-punonjësi e quajti pushimin nga puna si të padrejtë, pasi sipas tij, leximi kishte ndodhur në pushimin e drekës.
Mirëpo gjyqi i punës argumentoi se pushimi kishte qenë i ligjshëm sepse ai ishte i veshur me uniformën e punës kur po lexonte librin dhe si i tillë ishte në ato momente përfaqësues i shtetit të Berlinit.
Punonjësit e shtetit janë të detyruar të respektojnë dhe nderojnë rendin themelor të lirë e demokratik të Kushtetutës, shpjegoi gjyqi dhe personi në fjalë duke pozuar krenarisht me një kryq të thyer, “një simbol jokushtetues” e ishte shkelur detyrimin e tij.
“Mein Kampf” i Hitleri ka qenë i ndaluar në Gjermani, po që nga viti i kaluar ka fituar të drejtën që të shitet lirisht në libraritë e vendit. Me 85,000 kopje të shitura në vitin e parë, ai u bë mbase libri më i blerë në Gjermani, për 2016.
Pushimi i bujshëm nga puna mund të ketë rëndësi për lexuesin shqiptar në një kohë kur Partia Demokratike në opozitë po kërkon të paraqesë një ligj të ngjashëm me atë të Gjermanisë, për ndalimin e simboleve të komunizmit në Shqipëri. (Ruben Avxhiu)