Si të veproni kur tërhiqeni fizikisht nga shoku juaj?
Të kesh një mik të vërtetë është shumë bukur, por ndoshta jashtë kontrollit tuaj, nisni dhe e shihni këtë mik me sy ndryshe dhe ndjeni për të si për një partner. Kalon shumë kohë derisa t’ia pranoni vetes dhe më pas sërish vazhdoni të silleni sikur nuk ka ndodhur gjë, por sipas specialistëve nuk është kjo mënyra më e mirë si duhet të silleni në këtë situatë. Ata, shkruan intv.al, sipas një artikulli të Love Panky, këshillojnë që nëse e vini re këtë, të bëni me shpejtësi 3 gjëra, sepse nëse nuk veproni në kohë rrezikoni të lëndoheni keq dhe të humbisnin edhe shoqërinë.
1. Pyesni veten nëse e doni një marrëdhënie
Mundohuni të jeni të ndershëm me veten dhe të reflektoni nëse doni vetëm vëmendjen apo të krijoni një lidhje me këtë person. Është e lehtë t’i ngatërroni ndjenjat e dashurisë me një tërheqje seksuale. Gjithashtu një tjetër gabim që bëjnë njerëzit është se ndihen të vetmuar dhe si pasojë e shohim mikun si një partner.
2. Pyesni veten çfarë lloj tërheqjeje ndieni
Tërheqja ndaj dikujt si mik është ndryshe nga tërheqja romantike ose fizike. Nëse ndieni vetëm tërheqje fizike, mendohuni nëse dëshironi të shkoni në veprim. Sinqeriteti juaj me veten është shumë i rëndësishëm, pasi një pasiguri mund t’ju prishë punë me mikun tuaj.
3. Bisedoni me dikë që i besoni
Pyesni miqtë tuaj të ngushtë në lidhje me përvojat e tyre. Mundohuni të përdorni eksperiencat e tyre mbi dashurinë për të zgjidhur situatën tuaj. Shihni nëse ndjenjat tuaja kanë ndonjë gjë të përbashkët me historitë e tyre. Një person tjetër mund t’ju ndihmojë të zgjidhni dilemën ku jeni./Intv/