Astrit Patozi: Për kë bien këmbanat?
Mos prisni që ambasadori Lu të flasë edhe për Rigertën e Rubikut për të kuptuar nga anon e drejta e debateve tona të marra. Por, po ashtu, mos shikoni ëndrra me marinsa amerikanë, që do të vijnë një ditë të na i zgjidhin hallet tona, atëherë kur të jetë bërë baltë fare.
Edhe bandat, edhe droga, edhe krimi me kravatë apo ai me kallash, edhe shteti i dorezuar para mafias dhe korrupsionit, edhe sistemi i kalbur, që buron prej partive që po kthehen në përbindësha, janë si përgjegjësia, ashtu dhe detyrimi ynë.
Kur dëgjoni një të huaj, që shqipton emra të ndaluar për vendasit, mendojeni thjesht si një këmbanë, e cila bie vetëm për ata që kanë veshë. Dhe tek kjo kategori nuk hyjnë mashtruesit politikë, në qeveri apo në opozitë qofshin.