Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut: Në 2018 hapen negociatat për Shqipërinë në BE

Lajmi i hapjes së negociatave për Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian, është konfirmuar dhe nga ministri i Jashtëm i Luksemburgut.

Në një prononcim me ministrin Ditmir Bushatin, Jean Asselborn u shpreh se “në vitin 2018 mund të çelim negociatat për Shqipërinë me Bashkimin Evropian”.

Luksemburgu do ta promovojë këtë, por s’varet vetëmn nga Brukseli. Varet edhe nga politika e brendshme. Kemi shpenzuar më tepër se 7.6 milione për ndihmë teknike për qytetarët shqiptarë, mendoj që dicka e tillë është goxha ndihmë, është respektuar ndihma nga vendi juaj, duhet të jetë e mundur që të nënshkruajmë edhe marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë”, tha Jean Asselborn.

Please follow and like us: