Spanja mund Shqipërinë për 45 minuta
Në stadiumin “Jose Riko Perez” të Alikantes u luajt sfida mes Spanjës dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin G eliminator të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Spanja arriti një fitore të lehtë, ku që në pjesën e parë shënoi tre herë, duke e mbyllur mjaft shpejt historinë. 3-0 fitojnë spanjollët dhe me tri pikët e marra presin biletën për në Botëror si ekipi i renditur i pari në Grupin G.
Minutat
1’ – Sapo ka nisur takimi, Pique është vënë në zotërim të topit dhe tifozët spanjollë e kanë vërshëllyer.
9’ – Mundësi e mirë për Eros Grezdën, i cili godet në kuadrat, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe pritet nga portieri De Gea.
16’ – Aksion pa shumë pretendime i spanjollëve, top në zonë dhe aty Rodrigo bën një kthesë të bukur dhe e dërgon topin pas krahëve të Berishës.
24’ – Spanjollët qarkullojnë mjaft mirë topin, Isco gjendet brenda zone dhe me një gjuajtje të saktë shënon golin e dytë.
26’ – Llullaku godet shtyllën, duke qenë i pafat për të ngushtuar diferencën e golave
27’ – Vendësit “vallëzojnë” me topin, teksa nga një kros nga krahu i djathtë, Thiago Alcantara kërcen me kokë duke mposhtur për herë të tretë Berishën
45’- Grezda përfiton nga një gabim i Pique dhe ja pason topin Llullakut, por ky i fundit në një pozicion mjaft të mirë nuk arrin dot të godasë si duhet.
50’ – Koke tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por grushton portieri kuqezi.
53’ – Rodrigo godet brenda zonës i vetëm përballë Berishës, por portieri shqiptar e devijon në goditje këndi.
59’ – Ajeti gjuan me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit të spanjollëve.
69’ – Spanja është me fat, pasi gjuajtja me kokë e Armando Sadikut trondit shtyllën.
90’ – Asensio nga një goditje dënimi gjuan bukur, Berisha me majat e gishtave e devijon për në korne.