Albspirit

Media/News/Publishing

Aksidenti tragjik i merr jetën zv.kryeministrit

Zëvendëskryeministri 38-vjeçar, ka vdekur pasi makina me të cilën po udhëtonte i tij u përplas me një kamion në një autostradë, në perëndim të kryeqytetit, Bishkek, kanë konfirmuar zyrtarët. Ai quhej Temir Jumakadyrov dhe ishte zv/kryeministër i Kirgizisë. Në këtë aksident mbeti i vdekur shoferi dhe një ndihmës i tij. I ndjeri Jumakadyrov ishte i ngarkuar me detyrën e dhënë nga kryeministri, Sapar Isakov, për mbikëqyrjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale më 15 tetor, raporton radio Evropa e Lirë. President aktual në Kirgizi është Almazbek Atambaev. Sipas Kushtetutës së Kirgizisë, Presidenti Atambaev, që ishte zgjedhur në vitin 2007, nuk ka të drejtë të garoj për mandat të dytë. Dy presidentët e mëparshëm janë detyruar të tërhiqen nga zyra nga protestat popullore. Raportohet se Kirgizia e ka njërën prej shkallëve më të larta të aksidenteve me fatalitete në Evropë dhe në shtetet që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Please follow and like us: