Demiraj-SHBA: Krimi po terrorizon Shqipërinë si Sigurimi i Shtetit
Ish-ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe maxhorancës në vend. Pas muajsh të tërë qëndrimesh disi neutrale, ish-ministri i PD që me sa duket është rikthyer në SHBA, shkruan nga Uashington DC se Shqipëria është kapur sërish nga komunizmi, pasi ish-zyrtarë të diktaturës janë rikthyer me bekimin e Ramës. Ky i fundit sipas tij, mban në xhaketë yjet e Fidel Castros, ndërsa ambasadorët heshtin.
Ja çfarë shkruan Dritan Demiraj:
Te nderuar miq!
Në një takim për nder të Muajit të Trashgimisë Latine, Presidenti Trump i përcolli komunitetit Kubanez vendosmërinë e SHBA-se për të luftuar komunizmin dhe mbështetur lirinë dhe Demokracinë në Kubë. Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi. Ish-Zyrtare te larte te diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin. Edi Rama “mban” yjet e Fidel Castros në xhaketë dhe u rikujton shqiptareve bunkeret dhe simbolet traumatizuese te rregjimit. Shqiptarët po ikin masivisht si në kohën e ambasadave dhe anijeve famëkeqe te vitit 1990. Krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit dhe “agjitacion propaganda”. Dhjetera mijera shqiptare u burgosen ne burgjet komuniste vetem pse donin lirine dhe ishin properendimore, nderkohe ambasadoret e shteteve perendimore heshtin. Washington DC.