Albspirit

Media/News/Publishing

Policia shqiptare nis hetimet për 35 vjeçarin e arrestuar në Malajzi për terrorizëm

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Malajzi, për lidhje me grupet terroriste në Siri dhe Irak. Lajmi doli i pakonfirmuar në media, por sot policia shqiptare shpërndau një njoftim, që verifikon mediat e huaja. Policia ka pranuar se një nga 8-të të arrestuarit për terrorizëm është një shqiptar, i identifikuar si Z.K. Sipas policisë shqiptari kishte përfunduar studimet e larta në Malajzi.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit  konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta. Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.

Please follow and like us: