Foto-dokument, afishja e martesës së Lasgush Poradecit
Maria, vajza e poetit të madh Lasgush Poradeci ka publikuar në faqen e saj zyrtare në facebook një afishe që flet për ceremoninë e martesës së babait të saj me Nafije Memën.
Ja çfarë shkruhet në afishe:
Një fejesë kombëtare
Të Dielën e shkuar danë fjalën shqiptare të martesës princi i Poetëvet t’onë lyrikë të rinj LASGUSH PORADECI dhe Poeteska Z-sha NAFIJE MEMA, e cila mbaroi studimet në Institutin Femror “Nana e Skënderbeut”.
Kjo fejesë midis Poetësh është në në koh’ e sipër edhe një fejesë kombëtare për të cilën gëzohet çdo Shqiptar.
Shokët dhe admiratorët e Poetit i bëjnë Çiftit Apolonian urimet më të thella nga zemra.
Shokët.
Please follow and like us: