Myftinia Elbasan: Distancohemi nga Klodian Zaimaj, Medreseja e Cërrikut-bazë radikale
Myftinia e Elbasanit është distancuar nga rasti i arrestimit të Klodjan Zaimaj më Malajzi i dyshuar për lidhje me ISIS.
Duke folur për mediat, myftiu i Elbasanit Agim Duka thotë se është njohur me rastin nëpërmjet mediave.
Ai thotë se Klodjan Zaimaj frekuentonte medresenë e Cërrikut e cila sipas tij ishte bazë radikale.
“Mytinia e Elbasani e ka denoncuar 4 vite më parë. Kjo medresë është e mbyllur dhe ne distancohemi nga ky rast i cili nuk përfaqëson parimet tona. Myftinia e Elbasnit nuk ka asnjë lidhje me Klodjan Zaimaj”, tha Agim Duka.
Zaimaj u arrestua dy ditë më parë në Malajzi. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Ndërsa familjarët e tij janë shprehur se djali i tyre s’ka asnjë lidhje me terrorizmin dhe se ky është një kurth.