NATO do krijojë forcë ushtarake shumëkombëshe në Detin e Zi
NATO pritet të krijojë së shpejti një forcë shumëkombëshe në Detin e Zi, që synon të mbajë nën vëzhgim dhe të balancojë rritjen e prezencës ruse në këtë rajon. Nisma vjen si kundërpërgjigje pas kapjes së Krimesë nga Rusia në vitin 2014 që I siguroi Kremlinit dalje natyrale dhe pa pengesa në pikat kryesore të Detit të Zi.
Agjencia “Reuters” shkruan se si fillim do të jetë një forcë e vogël, në të cilën do të përfaqësohen 10 shtete, mes të cilave Italia, Kanadaja dhe Rumania, të cilat do t’I bashkohen me rreth 900 trupa amerikane që janë tanimë në zonë.
“Qëlllim ynë është paqja, jo lufta”, citohet në fjalën e tij para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, presidenti rumun, Klaus Iohannis.
“Por ne kemi nevojë për dialog nga pozita të forta mbrojtjeje dhe dekurajimi”, shtoi ai.
Sipas agjencisë në fjalë synimi është krijimi i një zone të ndëmrjetme, ndonëse Rusia e shikon përpjekjen si politikë rrethimi. Kontribuesi kryesor me trupa do të jetë Polonia dhe aty pritet të kontribuojë edhe Gjermania. Britania e Madhe po dislokon avionë luftarakë në Rumani, ndërkohë që Kanadaja është duke patrulluar hapësirën ajrore rumune, kurse Italia atë bullgare. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka cilësuar këtë si sinjal vendosmërie nga NATO duke shtuar se aleanca ka në dispozicion 40 mijë trupa për t’u përgjigjur në rast konflikti. Turqia ka dhënë mbështetje në parim për këto lëvizje që gjithësesi sipas saj duhet të jenë të kufizuara.
http://www.reuters.com/article/us-russia-nato/nato-to-launch-black-sea-f…
Please follow and like us: