Albspirit

Media/News/Publishing

Rama ‘përplaset’ me gazetaren austriake për Ruçin

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën e njohur austriake, “Der Standard”, e quan qëndrimin e Bashkimit Europian si “padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës”.

Për gazetaren Adelheid Woelfl, për këtë çështje Rama ka thënë: “Shqipëria ishte anëtare e NATO-s para Malit të Zi. Veç kësaj ne jemi duke bërë disa vendime për reforma gjyqësore gjithashtu para Malit të Zi. Është fantastike që Serbia e Mali i Zi po negociojnë me BE-në, por është e padrejtë që ne nuk po e bëjmë atë”.

Ai ndërkohë është përplasur me gazetaren që e ka intervistuar, Adelheid ëoelfl, për çështjen e zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur katër persona u vranë në demonstratën e Shkodrës. A keni kryer hetime brenda Partisë Socialiste për këtë kohë?

Rama: Ka pasur një hetim gjyqësor dhe ai është liruar nga të gjithë akuzat e çmendura. Përse duhet të hetojë tani partia? Unë jam prej kohësh drejtues i kësaj partie dhe kam qenë udhëheqës i lëvizjes antikomuniste. Partia Socialiste, që unë drejtoj, nuk ka lidhje me të kaluarën…

Edhe pse keni një ish-ministër të Brendshëm…

Rama: Që ka qenë ministër i Brendshëm në një periudhë tranzitore, pra pas kohës së revoltës. Ai ka vepruar me maturi, për shkak se si ministër i Brendshëm ka organizuar zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme. Gjatë këtyre zgjedhjeve humbi presidenti komunist. Pjesa tjetër është e pakuptimtë, për shkak se unë nuk e kuptoj se si mund të diskutohet kjo në vitin 2017, kur ne kemi miratuar një ligj që lejon publikimin e të gjitha dosjeve nga periudha komuniste. Dhe ne kemi punuar me Gjermaninë për një vit për të dalë me këtë propozim. Ne kemi hapur “Shtëpinë e gjetheve” dhe ‘Bunk’art’, në mënyrë që njerëzit të merren me të shkuarën. Ne po ashtu kemi kompensuar të gjithë ish-të burgosurit politikë që janë gjallë. Dhe tani ti më flet për ish-ministrin e Brendshëm?

Po, sepse është simbol i kësaj kohe. A ka diskutime brenda partisë tuaj për këtë?

Rama: Jo, sepse partia është shkëputur nga e shkuara prej shumë kohësh. Ai nuk është simbol për asgjë, ai është vetëm objektivi i një mënyre barbare të të bërit opozitë, ku personat thjesht demonizohen. Unë jam i kënaqur që tani parlamenti po funksionon si parlament dhe jo si një nje klub pijanecësh- si disa muaj më parë.

Please follow and like us: