Cana rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshorten italiane
Ish – kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka qenë sot i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ndër të tjera ai ka folur edhe për lidhjen me bashkëshorten e tij italiane Monikën. Cana ka rrëfyer se në fillimit e tyre ai as që e kishte menduar se lidhja do të zgjaste, pasi futbollisti i kishte thënë asaj se do martohej me një shqiptare. Pas disa vitesh bashkëjetesë, dhe insistimit të Monikës për t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë, ata sot janë të martuar dhe kanë edhe një djalë. Cana ishte tejet i rezervuar për të dhënë informacione rreth jetës private, megjithatë pas disa përpjekjeve të drejtuesve të emisionit të mëngjesit për të treguar ku e kishin dhënë puthjen e parë, gjithçka mund të thoshtë ishte ‘në një vend romantik’.