Eduard Ndocaj mohon ndalimin: Jam në traget
Ish deputeti Eduard Ndocaj ka reaguar pas lajmit për ndalimin e tij dje në Durrës. Ai ka hedhur poshte lajmet rreth ndalimit të tij nga policia duke shpërndarë edhe një foto që sipas tij është bërë në traget sonte gjatë udhëtimit për në Itali.
“Nuk ka asnje ndalese apo arrest per ish deputetin Eduart Ndocaj.
Kjo foto eshte live nga trageti qe po udheton drejt Italise.
Sa I perket ceshtjesh ne fjale se shpejti do te publikojme nje deklarate nga avokati i tij ne Shqiperi.
Mediat eshte mire te bejne verfikime para se te nxjerrin lajmin. Kjo eshte abc e gazetarise serioze”, shkruan Ndocaj.
Ndërkohë që në vijim ka kërkuar nga disa media të heqin fotot e letërnjoftimit të tij.
“U bëjmë thirrje mediave që kanë publikuar të heqin lajmin menjëherë dhe të mos dezinformojnë publikun për gjëra që nuk ekzistojnë. Ndërkohë, u bëjmë thirrje organeve të hetimit të fillojnë një hetim për veprën penale të “Zbulimit të akteve dhe të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal në lidhje me nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, pasi informacionet e publikuara (duke përfshirë pasaportën) e z. Ndocaj janë nxjerrë nga aktet e hetimit dhe më pas janë manipuluar për qëllime të dëmtimit të imazhit të z. Ndocaj”, deklaron Ndocaj.
Po sonte deputeti ka shpërndarë edhe një deklaratë për shtyp ku sqaron rrethanat e ndalimit të tij nga policia.