Albspirit

Media/News/Publishing

Përfaqësuesja e LGBT: Rama s’ka marrë kurrë pjesë në paradë, t’i vijë turp nga komandant Thaçi

Vajza që përfaqëson kauzën e LGBT-së, Xheni Karaj, ka bërë një reagim sipas saj kundër ish pjestarit të komunitetit LGBT në vitet 1990, Edi Rama. Ajo, duke ju referuar një parade të zhvilluar në Prishtinë ka “shpërthyer” kundër kryeministrit Rama se “duhet të ndihet në turp, kur sheh sot Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që nga komandant lufte ka zbritur në shesh për të përkrahur paradën gej, ndërkohë që vetë nuk ka guxuar kurrë të marrë pjesë në paradën LGBT”.

Postimi i Xheni Karaj në profilin e facebook:

Eshte e njohur qe ne fillim te viteve 90 te paret njerez qe i hapen deren e shtepise dhe e vleresuan Edi Ramen ishin pjesetare te komunitetit gej. Ai vete eshte perballur me malin e paragjykimeve qe kane shqiptaret ndaj nesh, pasi kur u be minister e akuzonin se ishte “homoseksual” vetem pse vishte corape te kuqe. Ky kryeminister duhet te ndihet ne turp, kur shikon sot Thacin qe nga komandant lufte ka zbritur ne shesh per te perkrahur paraden gej, nderkohe qe vete nuk ka guxuar kurre te marre pjese ne paraden LGBT.

Please follow and like us: