Albspirit

Media/News/Publishing

At Zef Pllumi: Plani rus për krijimin e një shteti shqiptaro – malazez

Nuk mund të rrimë pa përmendë se nxitjet që vinin prej Shën Petërburgut në ndihmë të Malit të Zi e të shteteve të tjera të sllavëve të jugut, synonin edhe ato nji Shqipni të pamvarun, por jo të gjithë Shqipninë. Ato synonin që vetëm nji pjesë e Shqipnisë së veriut, e përbame prej elementit katolik, me qendër Shkodrën, të bahej nji mbretni e vogël malazezo – shqiptare, mbretni dykomsishë, me dy gjuhë dhe me e ba Shkodrën kryeqytet të Mbretnisë së Malit të Zi.

Ky shtet shqiptaro – sllav do të kishte ndihma e përkrahje jo vetëm politike, por edhe ekonomike të perandorisë ruse, ashtu si edhe të Italisë, e cila në atë kohë kishte lidhje miqësie me Malin e Zi.

Por kjo ide mbeti gjithnjë e parealizuar, pasi, si thotë atë Zefi, …përgjithsisht kleri katolik përkrahte politikën austriake.

Por gjithësesi, idea e shtetit shqiptaro – malazez nuk u shua përgjithnjë. Mbështetësit e fuqishëm të kësaj ideje, Imzot Jak Serreqi dhe Pater Anton Ashiku nuk hoqën dorë. Veçanërisht ky i fundit i cili, sipas atë Zefit, …ishte ministër i jashtëm i Republikës së Mirditës të shpallun mbas pavarësisë. Vetë Republika e Mirditës ishte vazhdimësi e këtij mendimi.

Gjithsesi, të gjitha përpjekjet dështuan dhe morën fund vetëm pas ndërhyrjes së forcave kombëtare shqiptare të cilat erdhën me synimin për të eleminuar këtë projekt.

Please follow and like us: