Albspirit

Media/News/Publishing

Shmanget përplasja me Tokën e asteroidit 2012 TC4

Asteroidi 2012 TC4, i klasifikuar si një objekt i afërt me Tokën, i grupit Apollo, i është shmangur përplasjes me të duke iu afruar planetit të tretë të sistemit tonë diellor, sot në mëngjes, në 07: 41 (05:41 GMT) . “Asteroidi, me një diametër prej 12 deri në 27 metra, i është shmangur rrezikut për t’u përplasur me Tokën duke u larguar me rreth 44 000 kilometra”, njoftoi sot në rrjetin e saj social Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA). Po të bëjmë një krahasim,  distanca midis Tokës dhe Hënës është rreth 400 000 kilometra. Asteroidi 2012 TC4  u zbulua për herë të parë nga observatori “Pan-STARRS”,  instituti i parë i kërkimit astronomik, në ishullin Havai, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rruga e afërt e fluturimit u ofroi shkencëtarëve një mundësi të shkëlqyer për të testuar aftësinë për të zbuluar dhe ndjekur objektet afër Tokës dhe për të vlerësuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur së bashku një kërcënimi të vërtetë asteroidësh. ”Një shmangie tjetër e përplasjes së asteroidit 2012 TC4 pritet të ndodhë në tetor 2079, ku shkëmbi astronomik ka një në 2 645 mundësi për të goditur”,  sipas Ruediger Jehn i Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Please follow and like us: