Albspirit

Media/News/Publishing

Alban Bala: Në orë të plota më deh malli për ty

 

Në orë të plota më deh malli për ty.
I fshihem lumit, dritares, pasqyrës,
I iki pershqit zërit tim, mallëngjimit
Që më mbërthen për bërryli si fëmijë.

Një fllad i ëmbël fryn lehtë brenda meje.
Netëve në shtrat rrotullohem në brinjë.
Ëndrrat janë orë të plota që presin
Orën e plotë të zgjimit.

Tash edhe kur jam vetëm
Nxjerr dy pjata në tavolinë.
Tapetin tim po e gris vetmia.
Nga një orë tek tjetra shpesh te shkruaj letra.

Kur jam i lumtur shkruaj letrat e tua,
I bëj gati për në postë e pres të m’i nisësh
Në një ore të plotë gruaje
Jam bërë më i ndjeshëm ndaj luleve.

Dhe urrej zhurmën.
Flas me pak e këndoj më shumë.
Tani jetoj si një orë e plotë që ka mall
Për një minutë
Në orën e plotë të një gruaje.

 

Jam veshur me aromen tende

 

Jam veshur me aromen tende, si muzgu me drite
Pa fryme do jetoja, por pa ty eshte veshtire
Eci ne gjume endrrash qe i shkruajta para se ti te vije
Dhe jam gjithmone vete i dyte…

Jam ti.. si shkelqim mbi nje qeshje femije
Jam kendi i drites mbi gjithcka di
Brenda syve te tu dhe buzeve qe s’binden
Flen perjetesia dhe koha ime e rimte.

Asgje nuk me perfshin si ti, nganjehere vetmia
Flet me zerin tim.. por dhe ai s’eshte i imi
Jehonash vibrojne largesite si yje
Dhe qielli ben strehe per dy stine. Po vjen dimri.

Pa fryme do jetoja, por pa ty eshte veshtire.
Vetja ime…

Please follow and like us: