Brezi i vjetër i gazetarëve, dhunues të imazhit të demokracisë në Shqipëri
ë një intervistë të dhënë për “Ora News”, politokogu Afrim Krasniqi, ka folur për gazetarinë dhe gazetarët e vjetër shqiptarë.
Ai ka pohuar se brezi i vjetër i gazetarëve ka shkatërruar konceptin e medias e demokrasisë dhe janë bërë palë më ata të cilët janë të inkriminuar dhe kanë hequr dorë nga profesioni i ndershëm i gazetarit, pasi janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.
“Bashkëfajtorë me politikanët më të korruptuar të vendit. Janë njerëz që kanë ndikuar në shkatërrimin e imazhit të demokracisë në Shqipëri. Janë milionerë të pasuruar në kuriz të qytetarëve me fonde publike në emër të gazetarisë dhe duke shkatërruar konceptin e medias, lirisë publike dhe transparencës publike dhe janë bashkëfajtorë me politikanët më të korruptuar të vendit.” ka deklaruar Krasniqi.