Historia e Helenës së Trojës e destinuar të ishte gruaja më e bukur në botë dhe “shkaktarja” e luftës greke
Helena mitike e Trojës ka inspiruar shumë poetë dhe artistë për shekuj me radhë si gruaja, bukuria e së cilës shkaktoi nisjen e Luftës Trojane.
Por personazhi i Helenës është shumë më kompleks se sa duket. Shumë mite romake dhe greke e kanë rrethuar personazhin e saj, që nga fëmijëria deri te jeta pas Luftës Trojane.
Helena është ndër personazhet mitologjike të lindur nga Zeusi. Në formën e një mjellme, Zeusi joshi dhe sulmoi nënën e Helenës, Leda-n. Në po të njëjtën natë, Leda fjeti me bashkëshortin e saj Tyndareus dhe si rezultat lindën 4 fëmijë, të ndarë në dy vezë.
Nga njëra vezë erdhën fëmijët gjysmë-hyjnorë, Helena dhe Polydeuce, dhe nga veza tjetër erdhën të vdekurit Klitemnestra dhe Castor. Dy vajzat, Helena dhe Klitemnestra luajtën role të rëndësishme në sagën e Luftës Trojane.
Në një tjetër mit të vjetër, prindërit e Helenës ishin Zeusi dhe Nemesis, perëndesha e hakmarrjes. Në këtë version gjithashtu Helena doli nga një vezë. Ajo ishte e destinuar për të qenë gruaja më e bukur në botë. Reputacioni i saj ishte aq i madh sa edhe kur ishte fëmijë, heroi Tezeus e dëshironte për nuse. Ai e rrëmbeu atë dhe e fshehu në qytetin e Athinës, por kur ai ishte larg, vëllezërit e Helenës arritën ta shpëtonin atë dh eta çonin në shtëpi.
Teksa u rrit, Helena u josh nga shumë meshkuj, mes të cilëve ajo zgjodhi Menelaun, mbretin e Spartës. Por edhe pse Menelau ishte trim dhe i pasur, dashuria e Helenës për të provoi të ishte e parëndësishme.
Gjatë kësaj kohe u organizua një event i madh në mesin e Olimpianëve: martesa e perëndeshës Thetis dhe Peleut. Të gjithë Zotat u ftuan të marrin pjesë atje përveç Eris, emri it ë cilit do të thotë mosmarrëveshje. Megjithatë, e mërzitur me vendimin, Eris vjen në festë dhe hedh një mollë në drejtim të perëndeshës Hera, Athina dhe Afërdita ku shkruhej “për më të bukurën”. Çdo perëndeshë pretendon se molla është për të dhe më pas mosmarrëveshja që pasoi kërcënoi paqen e Olimpit.
Zeusi emëron princin trojan, Paridin për të gjykuar se kush është më e bukura nga të trija. Për të ndikuar në votën e tij, të tri perëndeshat i ofruan Paridin një ryshfet.
Nga Hera, Paridi do të kishte pushtet mbretëror, ndërsa Athina i ofroi fitore në beteja. Afërdita i premtoi atij Helenën si grua, femrën më të bukur në botë, dhe menjëherë Paridi zgjodhi si fituese Afërdita.
Për të kërkuar çmimin e premtuar nga Afërdita, Paridi udhëton në oborrin e Menelaut, ku atje nderohet si i ftuar. Duke sfiduar ligjet e lashta të mikpritjes Paridi josh Helenën dhe largohet me të me anije.
Paridi lundroi në Trojë me nusen e tij të re, një akt që u konsiderua si rrëmbim nga grekët, pavarësisht bashkëpunimit të Helenës. Kur Menelau zbuloi se Helena ishte zhdukur, ai dhe vëllai i tij Agamemnoni drejtuan trupat drejt Trojës për të luftuar.
Megjithatë, ekziston një tjetër version i udhëtimit të Helenës nga Mikena, e treguar nga historiani Herodoti. Në këtë version, një stuhi detyron Paridin dhe Helenën të drejtohen për në Egjipt, ku mbreti vendaa ia heq Helenën rrëmbyesit dhe e kthen Paridin në Trojë. Në Egjipt, Helena adhurohet si “Afërdita e Huaj”. Ndërkohë, në Trojë, një imazh i fantazmës së Helenës bind grekët që ajo ndodhet aty. Grekët fituan luftën dhe Menelau mbërrin në Egjipt për t’u bashkuar me Helenën e tij të vërtetë dhe kthehet në shtëpi.
Herodoti thotë se ky version është më i besueshëm sepse nëse trojanët do të kishin Helenën e vërtetë në qytetin e tyre, ata do ta kishin dorëzuar atë në vend që të linin gjithë ata ushtarë të vdisnin në betejë për të.
Megjithatë në besimin popullor, të Homerit, Helena dhe Parisi kthehen së bashku në Trojë. Kur ata mbërrijnë, gruaja e parë e Paridit, nimfa Oenone, i sheh ata të dy dhe ankohet se bashkëshorti e ka braktisur.
Në fund, pas 10 vite luftimesh, grekët mundin Trojën me tradhti dhe e djegin.