Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeredaktori i Balkanweb, Tedi Blushi shkarkohet pa asnjë arsye

Kryeredaktorit Tedi Blushi nuk do të jetë më në krye të Balkanweb. Drejtuesit e News24, i kanë komunikuar largimin Blushit por pa i dhënë atij një shkresë zyrtare për këtë vendim. Prej më shumë se 1 vit, gazetari i mirënjohur Tedi Blushi kishte marrë drejtimin e Balkanweb.com, por që me marrjen e drejtimin të News24 nga dy drejtorët, Andi Tela dhe Mustafa Muçi kanë filluar edhe problemet e para. Gjithçka ka të bëjë me linjën e butë editoriale që Tela dhe Muçi kanë imponuar në të gjitha mediat e Focus Group, pronë e biznesmenit Irfan Hysenbelliu dhe me të cilën gazetari dhe kryeredaktori Blushi nuk është pajtuar përgjatë gjithë kohës. Burimet të afërta tregojnë se, për ta larguar “me lezet” nga Balkanweb dhe për të shmangur skandalin, dy drejtuesit Tela dhe Muçi i kanë propozuar kryeredaktorit Tedi Blushi që të kalonte në një tjetër portal pjesë e Focus Media. Ofertë kjo që me të drejtë është refuzuar nga Blushi, pasi lëvizja e tij ishte e pamotivuar dhe tendencioze. Por mesa duket, qëllimi i ofertës së bërë nga drejtuesit e News24 për gazetarin Blushi, ka qenë që ajo të refuzohej dhe që në këtë mënyrë t’i hapej rrugë largimit të tij përfundimtar. Gazetari Tedi Blushi, punonte prej 16 vitesh si gazetarë, prej 11 vitesh pranë Focus Media Group, sëpari si gazetar i politikës pranë Gazeta Shqiptare, më pas si zëvendëskryeredaktor i saj për 5 vjet, dhe prej më shumë se një 1 viti, edhe si kryeredaktor i portalit Balkanweb.com. E tashmë gazetari Blushi nuk është më në krye të Balkanweb.

Please follow and like us: