Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: 8 ide vaktesh pas-shkolle të shijshme dhe të thjeshta

Orët pas shkollës dhe deri në darkë mund të jenë tunduese pa dyshim. Fëmijët vijnë në shtëpi nga shkolla dhe vdesin për të ngrënë, kështu që çfarë mund të bëjë prindi?

Nga Anila Kalleshi, Dietologe, Nutricioniste Klinike

Ja disa ide për vakte të ndërmjetme të shëndetshme:

  1. PËRGATISNI NJË KOS

Për të gjithë adhuruesit e frutave, ky vakt i ndërmjetëm pas shkolle me siguri do t’ju rikthejë buzëqeshjen. Kos me shtresë vaniljeje , me mandarina, portokaj, boronica ose çfarëdolloj fruti që fëmija juaj mund të pëlqejë . Manaferrat përmbajnë proteina plus antioksidantë, të cilët ndikojnë që fëmija juaj në momentin që konsumon këtë vakt të ndërmjetëm do të jetë i ngopur deri në darkë. Fëmijët preferojnë t’i zgjedhin vetë shtresën që e mbulon pandispanjën dhe të kombinojnë frutat.

  1. ÇOKOLLATË E ZEZË E MBULUAR ME LULESHTRYDHE

Jo të gjithë ëmbëlsirat duhet të ndalohen, sidomos pas një dite të gjatë në shkollë. “Fëmijët i duan ëmbëlsirat kështu që t’i lejojmë vetëm ato që janë të mira për shëndetin e tyre. Kokrrat e kakaos janë të pasura me plot vlera ushqyese të quajtura flavonoide. Flavonoidet sillen si antioksidantë duke na mbrojtur nga toksinat mjedisore dhe duke riparuar dëmtimet e qelizave, e cila ndikon te fëmijët më shumë se të rriturit. Çokollata e zezë ka disa benefite shëndetsore dhe si një bonus; përgatiteni pas ndonjë provimi ose të premteve.

3.SHKOPA ME FRUTA TË NDRYSHME

Lini fëmijët tuaj të kombinojnë pjesë të vogla të ananasit, mangos, kivit, molles në shkopa për një vakt të ndërmjetëm të freskët. “ Ananasët përmbajnë nivele të larta të vitaminës C, magnes,fibra, vitamina, minerale, përbërje anti-oksidantësh. Kivit janë të pasura në vitaminë C, dhe është një nga anti-oksidantët primarë që ndihmojnë në përmirësimin e shikimit. Mango është një frut që është i pasur në fibra dietike, vitamina, minerale etj. Të gjitha këto vitamina, minerale ndihmojnë fëmijët të rriten dhe të bëhen të fortë e të shëndetshëm. Plus që është një aktivitet argëtues teksa sheh fëmijët t’i përgatisin vetë.”

 4.GATUANI KEKË TË VEGJËL ME KARROTË E MOLLË

Këto kekë të vegjël sjellin benefite të panurmërta për shëndetin si antioksidantë, yndyrna shëndetsore, fibra, potasium dhe vitaminë C. Kekët e vegjël janë dhe një zgjidhje optimale për mëngjeset e shpejta.

  1. KARROTA DHE SALCË E HOLLË

Një alternativë e shëndetshme do të ishin karrotat organikë dhe një salcë e hollë e përbërë nga jogurt grek (pa yndyrë). Ajo thotë që ky vakt i ndërmjetëm është i pasur në fibra që ju mbajnë të ngopur deri në darkë. “Plus që ai do të jetë i lumtur teksa ushqehet me karrota duke i lyer pakëz me salcë. Djali im i adhuron karrota është e vetmja perime që ai ha. Jo vetëm që janë të mira për sytë por kanë benefite të mëdha shëndetsore”.

 6.PËRGATISNI KOMBINIM MIX

Pyesni fëmijët se cilat kombinime dëshirojnë të kenë. Kjo metode i shërben dhe si mënyrë për të marrë të gjithë proteinat e nevojshme. Femija kalon shumë kohë duke parë në rafte për të përzgjedhur 3 përbërësit që do të përfshijë në kavanoz. Gjithashtu nuk harron të përfshijë të paktën disa drithëra ose fruta të thata. Niveli i sheqerit duhet mbajtur nën kontroll.

 7.KTHEHUNI TE SALMONI

Ofrojini fëmijëve mënyra të ndryshme për të gatuar salmonin . Ato që janë në kavanozë jo vetëm që janë të shijshme por janë një përbërës i shpejtë për pjata të ndryshme, që fëmijët do t’i pëlqejnë pa masë. Përziejeni me kos për një sallatë me fruta deti ose mund të shërbehet gjithashtu dhe me perime të ndryshme.

-“Pjesa më e bukur është që opsionet janë të palimituara sepse mund të shtoni përbërësit e juaj të preferuar si fruta të thata, lajthi etj. Salmoni i konservuar janë të paketuar me acide yndyrore, omega 3 dhe proteinat që i duhen fëmijëve për t’u rritur në mënyrë të shëndetshme.

  1. GATUANI PATATE TË ËMBLA

Patatet e ëmbla jo vetëm që janë të pasura me potasium, vitaminë C dhe fibra dietike . Gjithashtu janë një burim i mrekullueshëm i beta-karoten që është i rëndësishëm për shëndetin e syve.

Please follow and like us: