Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Dieta në 7 ditë kundër celulitit

Kjo dietë është e lehtë, e pasur me kos, fruta dhe perime, që nuk e furnizon trupin me kalori, e për më tepër, përmban vitamina dhe minerale…
 
Celuliti është një “valëzim” i qelizave të dhjamosura dhe grumbullim indesh nën lëkurë. Zakonisht ato gjenden në pjesën e kofshëve dhe të vitheve, por edhe zona të tjera, sidomos te femrat. E bën lëkurën që të ketë një pamje si lëkurë portokalli, që nuk duket aspak estetike. Krijimi i celulitit ka shumë faktorë, por një ndër to është edhe mënyra e keqe e të ushqyerit. Ndaj, në vijim, do t’ju njohim me një dietë të dedikuar kundër celulitit, se si duhet të jetë e ndërtuar ajo në 7 ditë të javës. Mos harroni që edhe të pini ujë të bollshëm, si dhe të lëvizni sa më shumë. Kjo dietë duhet të jetë e lehtë, e pasur me kos, fruta dhe perime. Sepse të japin një ndjenjë ngopjeje (pra shuan urinë), pa e furnizuar trupin me kalori, e për më tepër, përmbajnë vitamina dhe minerale…
 
E HËNË
MËNGJESI – kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori – bukë e thekur (30 g) 113 kalori
PARADITJA – kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
DREKA – pene integrale (50 g) me kungulleshka (75 g) 215 kalori – perime mikse të gjalla (speca, karota 150 g) 30 kalori – portokall (200 g) 72 kalori
PASDITJA – ananas (200 g) 80 kalori
DARKA – krem spinaqi (200 g) me djathë të grirë (5 g) 84 kalori – pulë e pjekur (150 g, pa lëkurë) 309 kalori – bukë e zezë (25 g) 60 kalori – kivi (100 g) 44 kalori
 
E MARTË
MËNGJESI – qumësht pjesërisht i skremuar (200 ml) 92 kalori – bukë e thekur (30 g) 113 kalori
PARADITJA – kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
DREKA – pure me patate (150 g) 215 kalori – parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori – sallatë jeshile (200 g) 30 kalori – një dardhë (150 g) 52 kalori
PASDITJA – ananas (200 g) 80 kalori
DARKA – supë me perime (200 g) me parmixhano të pjekur (5 g) 99 kalori – merluc me domate (250 g) 200 kalori – bukë e zezë (50g) 121 kalori – rrush i bardhë (200 g) 122 kalori
 
E MËRKURË
MËNGJESI – kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori – bukë e thekur (30 g) 113 kalori
PARADITJA – kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
DREKA – supë me perime (200 g) 200 kalori – parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori – sallatë jeshile (200 g) 30 kalori – një portokall (150 g) 51 kalori
PASDITJA – ananas (200 g) 80 kalori
DARKA – oriz i gatuar me lëng perimesh dhe majdanoz (50 g) 190 kalori – parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori – biftek i pjekur (150 g) 178 kalori – kivi (100 g) 44 kalori
 
E ENJTE
MËNGJESI – kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori – bukë e thekur (30 g) 113 kalori
PARADITJA – kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
DREKA – spageti (60 g) me domate të freskëta 200 kalori – parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori – sallatë me karota (100 g) dhe selino (100 g) 55 kalori – rrush i bardhë (200 g) 122 kalori
PASDITJA – ananas (200 g) 80 kalori
DARKA – kungulleshka (200 g) të gatuara me një vezë 150 kalori – sallatë me lulelakër (200 g) 50 kalori – bukë e zezë (25 g) 60 kalori – sallatë me portokall dhe dardha (200 g) 160 kalori
 
E PREMTE
MËNGJESI – kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori – bukë e thekur (30 g) 113 kalori
PARADITJA – kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
DREKA – oriz (50 g) me karkaleca (100 g) 238 kalori – sallatë jeshile (200) 30 kalori – dardha (200 g) 70 kalori
PASDITJA – ananas (200 g) 80 kalori
DARKA – fileto salmoni (150 g) 273 kalori – sallatë me spinaq (200 g) 60 kalori – patate të pjekura (100 g) 148 kalori – portokall (100 g) 36 kalori
 
 
E SHTUNË
MËNGJESI – kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori – bukë e thekur (30 g) 113 kalori
PARADITJA – kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
DREKA – gjoks pule me erëza (200 g) 200 kalori – patate të pjekura (100 g) 148 kalori – sallatë perimesh (200 g) 30 kalori – kivi (100 g) 44 kalori
PASDITJA – ananas (200 g) 80 kalori
DARKA – oriz (50 g) me karkaleca (100 g) 238 kalori – sallatë me radhiqe, rukola dhe domate (200 g) 50 kalori- dardha (200 g) 70 kalori
 
 
E DIEL
MËNGJESI – kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori – bukë e thekur (30 g) 113 kalori
PARADITJA – kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
DREKA – supë elbi (50 g) me kungulleshka (200 g) 330 kalori – parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori – sallatë me fasule (100 g) e panxhar (100 g) 37 kalori – rrush i bardhë (150 g) 91 kalori
PASDITJA – ananas (200 g) 80 kalori
DARKA – fileto viçi (100 g) me selino (20 g) 130 kalori – sallatë marulesh dhe rukola (200 g) 30 kalori
– bukë e zezë (50 g) 121 kalori – kivi (200 g) 88 kalori
Please follow and like us: