Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfehet Paro Ziflaj: Jam divorcuar me burrin kur djalin e kisha 3 vjeç, ishte pijanec

Këngëtarja Paro Ziflaj është rrëfyer në emisionin “Rudina”, në Tv Klan ku foli për divorcin me bashkëshortin. Ajo tregoi se është divorcuar nga burri i saj kur djali i saj ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë dhe se shkak i divorcit sipas saj ka qenë fakti se bashkëshorti konsumonte alkoolike. “Fëmijët më kanë inkurajuar. Nga martesa kam një djalë që jetojn në Amsterdam. Unë jetoj vetëm, por shkoj edhe vi. Ndihem shumë mirë sepse më thonë të mos lodhem shumë dhe nuk më kanë kërkuar që të shkoj të mbaj fëmijët. Djalin unë e kam 45 vjeç, jam divorcuar kur ai ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë. Shkak i divorcit ka qenë pija, ishte pijanec, nuk u rregullua ndër vite. E kishte të pamundur, edhe sot është i martuar, ka fëmijë dhe akoma vazhdon të pijë. Por, kam marrëdhënie shumë të mira me fëmijët e tij. Fillimisht e kam patur të vështirë, por njeriut kur i bie do t’i kalojë të gjitha”,tha Paro.

 

Please follow and like us: