Albspirit

Media/News/Publishing

‘Shqiptari’ që themeloi Republikën e San Marinos

Një nga shtetet më të vogla në botë dhe Republika më e vjetër ekzistuese u themelua nga Shën Marinus i Arbas. Ai ishte një gurgdhendës nga ishulli Rab (Arb, Arban), fshati Lopë, i Ilirisë, sot shumë pranë Kroacisë. Shën Marinusi ishte i pakënaqur nga autoriteti papnor dhe shkoi në Monte Titano për të jetuar në vetmi. Pronari i zonës, një njeri i pasur nga nga Rimini i dhuroi tokën komunitetit të vogël të malit Titano, i cili bëri thirrje në kujtim të themeluesit ta quaj “Toka e Shën Marinos”. Sipas legjendës, Marinus vdiq në dimrin e vitit 366 dhe fjalët e tij të fundit ishin: ‘Relinquo vos liberos ab utroque homine’ (Ju lë të lirë nga të dy burrat), Perandori dhe Papa, që u bë dhe frymëzimi i Republikës.

Republika e San Marinos

Republika e San Marinos e njohur edhe si Republika e Qetë e San Marinos (italisht: Repubblica di San Marino, Serenissima Repubblica di San Marino) është një shtet në pjesën jugore të Evropës, është plotësisht i rrethuar nga Italia. Republika buzë Adriatikut, në të cilën ndodhet kalaja “La Guaita” është një ndër republikat më të vjetra të rruzullit, me një histori të lashtë. San Marino është qytet-shtet, që përbëhet nga nëntë vendbanime (njësi administrative), me popullsi rreth 30 mijë banorë,dhe një sipëfaqe prej 61 km katrorësh.

Please follow and like us: