Tanaskoviq: SHBA do të përkrahë tërthorazi Kosovën për UNESCO
Ambasadori i Serbisë pranë Kombeve të Bashkuara, Darko Tanaskoviq ka deklaruar se në rast se kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO aktualizohet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin nga prapaskena edhe me ndërmjetësimin e shteteve tjera, që janë të afërta me të. Këtë deklaratë Tanaskoviq e ka bërë në një intervistë për “Vecernje novosti”. Sipas Tanaskoviq tërheqja e SHBA-së nga UNESCO nuk i përshtatet kërkesave të reja eventuale për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare. “Për këtë arsye, por edhe për arsye të ndryshme, në një kohë të afërt nuk do të shtohen gjasat e hyrjes së Kosovës në UNESCO”, tha Tanaskoviq.
Please follow and like us: