Albspirit

Media/News/Publishing

AKU mbyll 29 pika të therjes, bizneset nën ethe

Pas akuzave të kryeministrit Rama inspektorët e AKU-së në të gjithë vendin u janë lëshuar bizneseve.

Vetëm në tre ditët e fundit të aksionit, në lidhje me kushtet e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit janë mbyllur 28 pikave të therjes, subjekte te licencuara të cilat nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe detyrimet tjera të parashikuara në ligj.

Janë përqendruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit. Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotësimin e disa kushteve. Të gjitha rastet e mësipërme të cilat janë mbyllur nuk garantojnë as minimumin e standardeve të parashikuara me ligj.

Në Tiranë janë mbyllur tri pika therjeje, një punishte qoftesh dhe një pikë e tregtimit të mishit, si dhe një është paralajmëruar, 4 pika therjeje në Qarkun Gjirokastër, dy në Berat, dy në Dibër, 1 në Qarkun Elbasan dhe një subjekt është paralajmëruar, 4 në Qarkun Fier, 1 në Qarkun Lezhë, 1 në Qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e e Qarkut Vlorë etj.

Ndërkohë, pak dite me pare dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, u vunë në pranga pas denoncimit të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, për abuzim me detyrën dhe shkelje të ligjit, pasi kishin licencuar një pikë therjeje në fshatin Baldushk, e cila nuk plotësonte asnjë kriter ligjor. Të tjera raste denoncimi janë duke u vlerësuar nga AKU për te vazhduar me procedimin përkatës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se ky nuk është një aksion por nje pune e filluar e cila përfundon vetëm me reformimin e plotë të gjithë zinxhirit të sigurisë ushqimore në vend, cdo tentativë për të rihapur aktivitetet e mbyllura do të ndëshkohet maksimalisht, ndërsa kujton se në sitën e tij do të jenë të gjitha thertoret dhe njësitë e tjera të  tregtimit të mishit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  dhe AKU, shprehen se do ti japin prestigjin e munguar të gjithë inspektorëve të sigurisë ushqimore në vend të cilët respektojnë ligjin dhe do të cojnë përpara drejtësisë cdo rast abuzimi apo korrupsioni

Please follow and like us: