Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Shiba takohet me investitorin saudit, Dr. Abdulrahman Al-Zamil

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotët i Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, z. Sami Shiba është takuar me investitorin e fuqishëm Dr. Abdulrahman Al-Zamil. Në satusin zyrtar të kësaj ambasade thuhet:

“Takim dhe bisedë frytdhënëse me investitorin saudit, Dr. Abdulrahman Al-Zamil, President “Zamil Group Holding Company”, një nga kompanitë kryesore në vend, me investime të rëndësishme në Arabinë Saudite, rajon dhe në disa vende jashtë saj. Dr. Abdulrahman Al-Zamil ka shprehur interes për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë mundësitë për investime”.

Në gusht të po këtij viti mbërriti në Shqipëri një nga investitorët më të fuqishëm të botës arabe dhe jo vetëm, Princi Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud, Kryetar i Shoqërisë Mbretërore Holding (KHC), pas një përpjekjeje pothuaj dy-vjeçare të kryer nga ambasadori shqiptar në Arabinë Saudite, z. Sami Shiba.

Fotografia e Albanian Embassy Riyadh

Fotografia e Albanian Embassy Riyadh

Please follow and like us: