Artan Hoxha: Banda e Habilajt, kartel shumë i fuqishëm
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në “Studio e hapur” ka treguar detaje akoma më të frikshme rreth bandës së trafikantëve që u shkatërrua sot në Itali, ku mes të arrestuarve është edhe Moisi Habilaj, i përfolur si kushëri i ish-ministrit Saimir Tahiri. Sipas tij kjo bandë është e para që solli trafikune drogës me avionë. Artan Hoxha theksoi se prokurorët italianë nuk kanë gjetur mbështetje nga pala shqiptare për të goditur këtë bandë të rrezikshme që ka të paktën një dekadë që funksionon. “Në Shqipëri e panë nuk mund të kishin sukses dhe goditën në Itali, një prokuror i Katanias erdhi disa herë, por dosja e përgjimeve që kanë në këtë rast autoritetet italiane, vetëm ata e kanë…njihet si grupi i rrjedhës së poshtme të Vjosës, janë me origjinë nga Labëria, përfshin Vlorën, Tepelenën, disa zona periferike të Gjirokastrës. Janë 5 grupe që koordinojnë veprimet me njëra-tjetrën nga Vlora në Gjirokastër. Një nga dyshimet është se kemi të bëjmë me Moisi Habilajn, është më tepër me një kartel që është shumë i fuqishëm, s’është kollaj për t’u gosditur, ka ekzistuar prej 1 dekade, mund të ndikosh në fushata elektorale…Ky grup ka bërë trafik narkotikësh me avione dhe është grupi i parë që e ka futur që kur ka qenë zona e Lazaratit, është grup goxha i fuqishëm. Personi i cili ka dalë publikisht është Dritan Habilaj që ka deklaruar që unë jam kushëri i Saimir Tahirit, që ia kam blerë makinën, ia kemi lënë dy herë ta përdori dhe në rastin konkret është i arrestuar Moisi Habilaj që është kushëri i tij Dritan Habilaj dhe Tahiri ka reaguar qëpar e thotë hetimet të nxjerrin deri ku janë të përfshirë”.