Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria: 48 orë paraburgim për Milaim Zekën, dyshohet për mashtrime me viza

Milaim Zeka u ndalua për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, vepër kjo për të cilën dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar në grupin e organizuar në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani.

“M.Z është ndaluar për 48 orë për veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-se, dhe shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KPRK-se”, ka thënë për Gazetën Express, Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurorinë e shtetit.

 

Please follow and like us: