Albspirit

Media/News/Publishing

Sebastian Kurz bëhet lideri më ri në botë, fiton zgjedhjet në Austri

31-vjeçari Sebastian Kurz fitoi zgjedhjet për kancelar në Austri, duke u bërë kështu edhe drejtuesi më i ri i një vendi në botë. Partia e tij ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) ka fituar më shumë vota (30.2%) në zgjedhjet e zhvilluara në Austri. Ai ndiqet nga partia aktuale në pushtet, SPO, e kancelarit aktual Christian Kern, e cila ka arritur 27.1%. Edhe pse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, çdo gjë flet për Sebastian Kurz. Në mandatin e fundit qeveritar, Sebastian Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe i Integrimeve në Austri.

Please follow and like us: