Shkarkohet drejtoresha Xhoi Jakaj
I.E.V.P. “Ali Demi”, ose siç njihet ndryshe “Burgu i Grave” në Tiranë ka qenë nën drejtimin e Xhoi Jakajt.
Por Xhoi Jakaj është shkarkuar nga detyra dy ditë më parë pa kurrfarë motivacioni.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë ish-drejtoresha e cila shkruan se “nuk ka punonjës dembelë, të paaftë dhe as sistem të korruptuar, të tillë i bëjnë drejtuesit kur ata nuk drejtojnë me parime dhe shembuj konkretë”.
REAGIMI I PLOTË:
Te dashur miq:
Si per ironi te fatit me daten 10.eshte emrimi dhe shkarkimi im si Drejtore e burgut te grave, sot dorezova detyren ne formen me qytetare e te civilizuar.
Qeveria aktuale nuk e pa te arsyeshme vazhdimesine time ne kete detyre.
Gjate 22 muajve ne drejtimin e atij institucioni zbatova me perpikmeri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do reshte se foluri dje, sot, neser e pergjithnje ne mbeshtetje te njerezve ne nevoje edhe nese ajo ka kosto, ne punen e jeten time ka vend ndershmeria, virtyti, dhe e verteta.
Per mua nuk ka punonjes dembel te paafte as sistem te korruptuar, te tille i bejne drejtuesit kur ata nuk drejtojne me parime dhe shembuj konkret, une ia dola dhe po ik me koken lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre
Mirenjohje per gjithe ata qe me besuan e mbeshteten.