Shkupjana seksi, Laura Krliu vjen hot në klipin e ri
Ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “Boy bye” mban titullin kënga e dytë e këngëtares nga Shkupi, e cila erdhi e realizuar me videoklip, shkruan GazetaExpress. Me tekst të Petrit Saracini, muzikë nga naBBoo & Phonix dhe me një super klip nga produksioni MaxProduction, bukuroshja në këtë projekt erdhi mjaft joshëse edhe me pamjen e saj. Ndryshe Laura është e njohur nga sukseset e saj në spektakllet “X Factor” dhe “Ethet e së premtes”, ku preku finalen. Pas “Boy bye”, Laura do të vijë me një tjetër këngë, për të cilën tashmë ka nisur punë.
Please follow and like us: