Albspirit

Media/News/Publishing

Vildane Zeneli zhvishet për ‘Playboy’? Modelja shqiptare jep përgjigjen që nuk pritej!

Është përfolur shpesh për format e saj shumë sensuale, gjithnjë në top formë, me një trup për t’u pasur zili. Ajo është një nga modelet që përfaqëson Shqipërinë dhe Kosovën në SHBA dhe mbarë botën. Vildane Zeneli, në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ka folur për jetën e saj si modele, pasionet e saj jashtë kësaj fushe kaq shumë të lakuar. Gjithashtu, Vildane ka folur edhe për fotot nudo të postuara para pak kohësh, për kritikat që mori dhe për foton ku në media u përfol se përdori fotoshop. Ajo që ne nuk dimë është jeta e saj e lidhur me muzikën dhe projektet që pritet të sjellë. Gjithashtu ka zbuluar edhe një sekret të vogël që ka ndodhur një vit më parë, që e bëri të largohet për një farë kohe. Këto dhe të tjera, për më tepër në intervistën e mëposhtme.

 

Je një nga femrat më të bukura në mbarë botën. Sa e vështirë është të jesh gjithnjë në formë dhe e kuruar?

Ky është një kompliment shumë i madh, të faleminderit! Unë kujdesem për veten, sigurohem që të bëj gjithçka që të jem në formën më të mirë, kujdesem që të ha siç duhet, nuk pi alkool dhe bëj palestër 2 orë, 7 ditë të javës. Është vërtet një përkushtim, por më mban shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Për aq kohë sa jam e kërkuar, është një ndjenjë shumë e mirë, por një vëmendje e tepërt e pa kërkuar është mbytëse.

Sa kohë i dedikon vetes?

Të them të drejtën e adhuroj të bëj shumë palestër, shoh çfarë ha dhe gjërat që i jap trupit. Kujdesem që lëkura të duket e shëndetshme dhe bëj pastrimin e fytyrës një herë në muaj. Përdor kremra për fytyrën për ta mbajtur të hidratuar. Sigurohem që të bëj të paktën 7 orë gjumë. Ka gjithçka të bëjë me mënyrën se si ndihesh brenda vetes. Nëse ti je e lumtur, e transmeton në bukurinë tënde të jashtme.

Cili është sekreti i bukurisë suaj?

Nuk kam një sekret të veçantë sesa të kujdesem me atë që ha dhe të bëj palestër. Sekreti i të qenit e bukur është lumturia. Ajo i bën njerëzit të duken më mirë.Njiheni për bashkëpunime të ndryshme me reperë të famshëm. Keni ndonjë projekt tani së shpejti të realizoni?Unë jam gjithnjë duke punuar mbi diçka, por është e vështirë të postoj gjithçka që jam duke bërë, për shkak të një problemi legal. Kam pasur një aksident në punë para një viti, theva kyçin shumë keq. Ishte sikur të prisja dorën time të djathtë. Tani jam në procesin e zgjidhjes me hotelin ku ndodhi aksidenti dhe derisa të arrihet marrëveshja e zgjidhjes nuk mund të postoj shumë nga puna ime.

Çfarë projektesh të presin përveç modelingut, këtë sezon?

Kam bërë modelen në vende të ndryshme, por që kur pata aksidentin, kam qenë duke punuar mbi muzikën time dhe jam duke shpresuar vërtet të përfundoj diçka herët a vonë. Unë jam një kritike ekstreme e vetes dhe dua të bëj më të mirën në atë që jam duke bërë, kjo është arsyeja përse nuk kam lançuar asgjë ende, sepse dua të jem e sigurt se kur ta lançoj diçka të jetë perfekte.

Keni zgjedhur modelingun si pjesë kryesore të jetës suaj. A keni të tjera pasione përveç modelingut? Me çfarë merreni jashtë kamerës?

Unë bëj edhe punë të tjera dhe kam pasione të tjera përveç modelingut; njëra është muzika ime, me të cilën jam duke punuar. Unë gjithashtu punoj në kompaninë time, ku blej shtëpi, ne i ndryshojmë ato pastaj i shesim. Është një punë part-time, por është argëtuese.

Të shfaqurit nudo nuk është më klishe për shqiptarët. Keni marrë kritika për këtë gjë?

Unë mendoj se, nëse është një nudo artistike, është shumë në rregull. Kjo është pjesë e të qenit modele, nuk është asgjë e re dhe është bërë shumë më e kërkuar se kurrë. Ka atletë të cilët po pozojnë nudo, artistë, aktorë, kërcimtarë, këngëtarë etj. Për aq kohë sa bëhet me shije, është shumë në rregull. Unë mora shumë kritika, edhe pse fotot e mia ishin bërë për projekte më të mëdha dhe ata që i bënë janë artistë të nudos. Mendoj se jam gjykuar më tepër për shkak të seks appeal-it tim. Shumë njerëz nuk arrijnë ta shohin se këto foto nuk kanë asnjë lloj lidhjeje forme apo të krijojnë foto ofensive. Nuk kam çfarë t’i bëj pamjes sime të jashtme. Unë gjithashtu marr shumë komplimente nga ata që e kuptojnë artin dhe janë në të njëjtën industri si unë.

A do të guxonit të pozonit për një revistë si “Playboy”?

Jo, nuk do të pozoja asnjëherë për revista si “Playboy”. Jam një modele profesioniste, dhe “Playboy” e kalon kufirin, sipas mendimit tim, sepse, edhe pse shumë do të thoshin se janë foto të artistëve, të gjithë e dimë se ajo është një revistë për meshkuj, dhe kjo nuk është ajo që unë dua të bëj me karrierën time, nuk po përpiqem t’u bëj qejfin meshkujve. Gjithçka që unë bëj, e bëj sepse dua ta bëj, jo për t’i bërë qejfin askujt. Ky nuk është qëllimi im në jetë. Jam duke bërë vetëm detyrën time si modele. Nuk kam bërë një foto nudo për një kohë të gjatë, por çdo foto që kam bërë ka qenë artistike dhe me shije.

Në foto beli duket shumë i ngushtë. Sa centimetra e keni në të vërtetë?

Në fakt është 60 cm. Unë punoj shumë për muskujt e mi të barkut dhe sigurohem që beli im të jetë i vogël. Ndonjëherë e vesh edhe “waist trainer” dhe më besoni që punën e bën, por është e pashëndetshme për trupin. Jam munduar të mos e vesh shumë shpesh.

Si ndiheni me faktin që keni bërë disa operacione plastike në trup? Jeni penduar? A do të bëni të tjera ndërhyrje?

Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në trupin tim. Mendoj se është e vështirë për të tjerët të kuptojnë dhe ta pranojnë se unë nuk kam bërë ndërhyrje, por nëse gjithkush kujdeset për trupin në mënyrën e duhur, mund të ketë rezultate shumë të mira. Ka shumë vajza që mund t’i gjeni duke hyrë në “Instagram”, ku ato tregojnë mënyrat se si të bëni ushtrime dhe se si mund të arrini formën ideale të trupit tuaj. Do të doja edhe unë të postoja video të ushtrimeve, por do shumë punë dhe do më duhej edhe dikush që të më filmonte. Dua të përqendrohem kur bëj ushtrime dhe jo të më tërheqin vëmendjen. Mund të them se kam qenë e bekuar gjenetikisht, por gjithashtu bëj ushtrime, siç thashë edhe më parë, për të pasur trupin që kam. Është për të qeshur, sepse shumë persona që mendonin se unë kisha bërë ndërhyrje në trup, kur më panë ‘live’ janë shokuar. Është për të qeshur kur sheh reagimin e tyre: “Oh, Zot, vërtet ti je kështu, nuk ke bërë asnjë ndërhyrje në trup. Dua të di çfarë ushtrimesh bën”. Unë gjithashtu di si të pozoj në foto; duke qenë se kam qenë modele për kaq shumë kohë, i di cilat janë anët e mia më të mira. Ndonjëherë gjërat duken më të gjata në foto sesa kur i sheh ‘live’. Nuk e vras mendjen e as më ndikojnë kur njerëzit thonë fjalë të këqija. Unë kam vetëbesim në pamjen time dhe, për aq kohë sa unë nuk kam bërë asgjë, është gjithçka punë e lodhshme dhe dedikim, kjo ka rëndësi për mua.

Si i keni marrëdhëniet me modelet e tjera në Amerikë, Adrolën, Xhesikën, Afërditën? Me kë i keni më të mira?

Jam takuar me Adrolën dhe Xhesikën për një kohë të shkurtër, në partin e Krishtlindjeve të Fadil Berishës, vitin e kaluar. Nuk kam folur shumë me to, por ato janë shumë të bukura dhe u uroj një sukses në vazhdimësi. Jam mikeshë me Afërditën. Ajo është një vajzë fantastike, një shpirt i bukur dhe një vajzë shumë e bukur.

A është dikush në jetën tuaj? Keni të dashur shqiptar apo të huaj?

Jeta ime private mbetet e tillë. Kjo është pjesa e jetës sime që ka shumë rëndësi për mua dhe s’mendoj se është e nevojshme të përhapim dashurinë në gjithë rrjetet sociale. Gjërat speciale i mban për vete.

Please follow and like us: