Albspirit

Media/News/Publishing

Investitori i fuqishëm arab, plane për investim në Shqipëri

Ambasadori Z.Sami Shiba, ka organizuar një takim me biznesmenin Dr.Abdulrahman Al-Zamil.

Falë këmbënguljes së ambasadorit tonë, investitori saudit ka shprehur interes për të vizituar Shqipërinë, dhe për të parë mundësitë për investim. Është investitori i dytë i fuqishëm që tregon interes për vendin tonë, pas ardhjes gjatë gushtit të investitorit më të fuqishëm të botës arabe, princi Al-Waleed Bin Talal Bin Abdulaziz, Kryetari i Shoqërisë Mbretërore Holding. Dr. Abdulraham Al-Zamil është President i ‘‘Zamil Group Holding Company”, është i njohur në fushën e industrisë, ndërtimin e anijeve, menaxhimin e porteve, sektorin e ndërtimit.

Në statusin zyrtar të ambasadës në Riyadh thuhet:

“Takim dhe bisedë frytdhënëse me investitorin saudit, Dr. Abdulrahman Al-Zamil, President “Zamil Group Holding Company”, një nga kompanitë kryesore në vend, me investime të rëndësishme në Arabinë Saudite, rajon dhe në disa vende jashtë saj. Dr. Abdulrahman Al-Zamil ka shprehur interes për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë mundësitë për investime”.

Në gusht të po këtij viti mbërriti në Shqipëri një nga investitorët më të fuqishëm të botës arabe dhe jo vetëm, Princi Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud, Kryetar i Shoqërisë Mbretërore Holding (KHC), pas një përpjekjeje pothuaj dy-vjeçare të kryer nga ambasadori shqiptar në Arabinë Saudite, z. Sami Shiba.

Please follow and like us: