Kamera e telefonave që filmon përtej mureve
Shikimi përmes mureve duke iu falënderuar teknologjisë moderne së shpejti mund të bëhet realitet. Shkencëtarët me vite po punojnë për zgjidhje dhe rolin kryesor e kanë laserët dhe teknologjia e sofistikuar. Shkencëtarët nga MIT kanë zhvilluar sistemin CornerCamera, i cili përdorë kamera të zakonshme të telefonave të mençur për të parë se çfarë ndodhet prapa këndeve përmes ndryshimit të butë në drita dhe hije. Kjo zgjidhje mund të t’iu ndihmojë zjarrfikësve për të parë nëse ka njerëz në ndërtesat, të cilat digjen ose në automobilat autonom. Ideja bazë është e thjeshtë – çdo objekt reflekton dritën dhe me kujdesa analizon dritën në sipërfaqe, dhe në afërsi të ndonjë këndoi mund të shihet nëse diçka lëviz. Këto ndryshime janë të padukshme për syrin e njeriut, por shkencëtarët kanë arritur t’i shohin përmes analizimit ose përshtatjes së xhirimeve me kamera të zakonshme, sikurse janë kamerat e modelit iPhone 5S. Për të punuar sistemi, hapësira prapa murit duhet të jetë plotësisht i ndritshëm, transmeton “Verge“.