Prof. Edmond Dragoti referon në Kongresin e 13-të Evropian për Personalitetin
Personaliteti dhe shëndeti mendor tek emigrantët shqiptarë në Greqi në krahasim me bashkëpatriotët e tyre në Shqipëri dhe grekët etnikë.
Studim i realizuar nga Edmond Dragoti, Marina Dalla dhe Vassilis Pavlopoulos të universitetit të Athinës dhe prezantuar në Kongresin e 13- të Evropian për Personalitetin, Athinë, Greqi, 22-24 Korrik 2006.
Qëllimi i këtij studimi ishte:
1. Të ekzaminojë praninë e dallimeve në personalitetin e emigrantëve shqiptarë në raport me bashkëpatriotët e tyre në Shqipëri dhe me grekët etnikë,
2. Të investigojë dallimet në problemet e shëndetit mendor midis grupeve, dhe
3. Të vlerësojë lidhjen e mundshme të personalitetit me problemet e shëndetit mendor
Metodologjia dhe pjesëmarrësit në studim:
-Në këtë studim morën pjesë 474 persona, 215 meshkuj dhe 259 femra.
-Mosha e pjesëmarrësve varion nga 18 në 64 vjeç.
-Përbërja etnike e kampionimit konsiston nga 39 % grekë etnikë, 18.8% emigrantë shqiptarë dhe 42.2 shqiptarë që jetojnë në vendin e tyre.
Disa rezultate të studimit:
-Shqiptarët shfaqën shkallë më të lartë të pranueshmërisë dhe vetëdijshmërisë. Përkundrazi, grekët shfaqën një nivel më të ulët në këta dy faktorë.
-Përsa i përket neuroticizmit, grekët kapin një nivel më të lartë, shqiptarët një shkallë më të ulët, ndërsa emigrantët nga Shqipëria një nivel midis dy grupeve, grekëve dhe shqiptarëve në Shqipëri.
-Shqiptarët dhe emigrantët nga Shqipëria arrijnë një pikëzim më të lartë të ekstraversionit, ndërsa grekët janë në shkallëzim më të ulët.
-Nuk ka dallime përsa i përket hapjes ndaj përvojave.
-Në bazë të rezultateve, shqiptarët kapin një shkallë më të lartë të gjendjes së ankthit, ndërsa grekët një shkallë më të ulët.
-Ankthi i përkohshëm i emigrantëve shqiptarë është më i ulët në raport me bashkëpatriotët e tyre në Shqipëri, por më i lartë se i grekëve.
-Veçoria e Ankthit tek shqiptarët dhe emigrantët nga Shqipëria është më e lartë se tek grekët.
-Janë gjetur dy dallime të rëndësishme në lidhje me somatizimin, ankthin dhe pagjumësinë.
-Grekët dhe emigrantët shqiptarë shfaqin të njëjtën shkallë somatizimi dhe ankthi, dukshëm më ulët se në krahasim me shqiptarët që jetojnë në Shqipëri.
-Neuroticizmi mund të parashikojë një nivel më të ulët të shëndetit mendor dhe nivel më të lartë të gjendjes së ankthit.
-Të jetosh në Shqipëri, me sa duket lidhet më shumë me problemet e shëndetit mendor sesa të jesh emigrant në Greqi.